Komisioni i ligjeve shqyrton sot dekretin për Thanzën
Sipas rregullores së kuvendit, shqyrtimi i dekretit të Presidentit për emërimin e Admir Thanzës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, duhet të ishte bërë deri në 29 janar. Anëtarë të djathtë të komisionit, thonë se dekreti është brenda afateve.
TIRANE- Pas bllokimit për më shumë se tre javë të dekretit të presidentit për emërimin e Admir Thanzës si anëtar i gjykatës kushtetuese, sot komisioni i ligjeve pritet të shqyrtojë këtë dekret. Sipas rregullores së kuvendit shqyrtimi i dekretit duhet të ishte bërë deri në 29 janar por kjo nuk ndodhi. Në fakt kjo përplasje mes mazhorancës dhe kreut të shtetit rrezikon vendimarrjen në gjykatën kushtetuese për kërkesën e socialistëve për pezullim të ligjit të dosjeve. Emri i Admir Thanzes i cili zëvendëson Gjergj Saulin u dekretua nga presidenti Topi që në datën 7 janar të këtij viti dhe ka mbërritur në Kuvend një ditë më pas. Sipas anëtarëve të majtë të komisionit të ligjeve, në bazë të rregullores komisioni ligjeve duhet të ishte mbledhur dhe të kishtë dhënë vendimin e tij për dekretin deri më 29 janar.
Burime zyrtare pranë kabinetit të kryeparlamentares si dhe anëtarë të djathtë të komisionit të ligjeve duke cituar nenin 111 të ndryshuar të kuvendit, shprehën se dekreti është brenda afateve pasi është depozituar në kuvend ditën e parë të punës së kuvendit. Mbledhja sot e komisionit të ligjeve përkon me skadimin e afatit sipas nenit që mbështet mazhoranca por në komision nuk është njoftuar të marrë pjesë kandidati për në gjykatën e lartë, Admir Thanza. (e.n/News24/Balkanweb)