E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja si "zhvishen" politikeberesit

Ndergjegje-gervishtes me kahje nga e mira. Forumi per Demokraci dhe Etike duket se po ia del. Galdini tregon si po nxirret jeta publike nga klima e konfliktit ku eshte zhytur, duke vendosur kurora me thengjij te ndezur ne kokat e vendimmarresve dhe drejtuesve tane politike

Qe fjala te behet mish...Arian Galdini, drejtuesi i Forumit Per Demokraci dhe Etike, guxoi dhe guxoi shume madje, kur mendoi se ne klasen politike shqiptare, tejet problematike, mund te ndryshonte dicka, aq me teper ne besueshmerine e individit ndaj premtimeve dhe figurave shpeshhere te perlyera te politikaneve. Kjo 5 vjet te shkuara, pasi sipas tij, sot ka ndryshuar dicka, te pakten nocioni per qytetarin dhe qytetarine e sigurisht qe ka edhe shume pune per t'u bere. "Ne me shume dashuri dhe miresi, do te vendosim kurora me thengjij te ndezur ne kokat e vendimmarresve dhe drejtuesve tane politike. Ne po ndertojme dhe lartesojme pa u lodhur qytetarin", deklaron Galdini. E rendesishme eshte se FDE-ja, qe organizoi 17 Janarin, marshimin e Paqes, si nje dite lutjeje dhe reflektimi kombetar, synon se pari te kontribuoje ne krijimin e nje komuniteti moral, para se te kemi nje komunitet politik, biznesi apo kulturor ne vend.

Forumi per Demokraci dhe Etike, ka si synim te nxjerre ne pah vlerat morale, pra me te miren e individeve, sidomos atyre qe lidhen me vendimmarrjen, kryesisht klases politike. Sa anetare politikane keni ju ne kete forum dhe sa te besueshem mendoni se jane ata per qytetaret?

FDE jo vetem synon te nxjerre ne pah vlerat morale dhe te miren e individeve, por synon te shnderrohet, e ketu duhet te themi plot kenaqesi se po ia del mbane, ne nje model dhe shembull qe fjalen e ben mish me vepren dhe nismen e perditshme. Ne kemi deshiren e pandalshme qe ambjenti, ligjerimi dhe fryma qe ne ndertojme brenda vete FDE-se dhe aktiviteteve qe ne organizojme, te behen dalengadale, dite pas dite, individ pas individi, rrethane pas rrethane, ne pasqyren ku gjithkush do te shohe veteveten per t'u korrektuar. Ne synojme te behemi ndergjegjegervishtesit me kahje te miren. Aspirojme pa asnje ngurrim qe fryti i punes sone te behet pikerisht rrethimi demokratik. E duke qene se ne nuk e kosiderojme FDE-ne si nje strukture klasike me anetaresi, gjithkush qe i eshte bashkangjitur udhetimit tone eshte transformuar automatikisht ne Bahkeudhetar e Autor te FDE. Dhe autore FDE ka shume. Nese pyesni per politikane qe bashkeudhetojne me ne, do te permend ketu se FDE-ja ka nje Keshill Nderi, ku kryetar eshte Princi Leka II, porse anetare te ketij Keshilli Nderi kemi Ramush Haradinajn, Arben Xhaferin, Pandeli Majkon, Ilir Meten, Ali Ahmetin, Lulzim Bashen, Prof. Gjergji Sinanin, etj... Te tjere po i bashkangjiten ne vijim.

Mund te na thone nese jane shenuar ndryshime konkrete ne jeten politike te vendit, tanime qe ju keni mbushur plot 5 vjec?

Vetem 5 vjet me pare, ne janar 2004, aktoret e politikes dhe jetes intelektuale e publike shqiptare u njohen me nje nisme te quajtur Leadership Forum, i cili ishte nje takim me ambicien per t'u bere i permuajshem. Shumekush u habit e te tjere buzeqeshen plot dashamiresi, por gjithesesi mosbesueshem. Nje organizate e panjohur, e pagezuar me emrin Forumi per Demokraci dhe Etike, u shfaq per here te pare publikisht dhe i kerkoi politikes shqiptare te dilte nga klima e konfliktit ku ishte zhytur, te ulej ne tryezen e bashkepunimit dhe te arrinte kompromiset e nevojshme dhe parimore ne sherbim te qytetareve . Ne menyre "te pazakonte" krah njeri-tjetrit qendronin perfaqesues te Partise Demokratike, Partise Socialiste, LSI-se, Levizjes Studentore te Dhjetorit '90, etj. Vete kompozimi i ekipit drejtues nderpartiak te FDE-se ne vetvete te linte shijen e te paprovuares, e sigurisht ngjallte habi e skepticizem. Forumi per Demokraci dhe Etike (FDE) eshte nje organizate e ideuar, themeluar dhe drejtuar nga nje grup te rinjsh te angazhuar ne politike, por qe perfaqesojne bindje dhe parti te ndryshme politike. Kjo iniciative ka synuar dhe vazhdon te synoje promovimin e tolerances, dialogut dhe bashkepunimit midis aktoreve politike dhe aktoreve te tjere ne fusha te ndryshme te shoqerise si biznesi, shoqeria civile, media, rrethet akademike, te cilat ndikojne ne zhvillimin e jetes normale ne vend. Disa nga pengesat kryesore ne ngadalesimin e zhvillimit politik, ekonomik dhe social ne vend jane mungesa e besimit dhe e bashkepunimit reciprok, duke theksuar se ne Shqiperi politika ka gjeneruar shume konflikt dhe polarizim, per shkak se ajo nuk vjen si politike e lindur prej vlerave dhe parimeve, por motivohet nga interesat meskine, individuale dhe te dites. Keto shqetesime na shtyne te beheshim bashke, si perfaqesues te rinj me perkatesi te ndryshme politike, per te dhene nje shembull te gjalle bashkepunimi ne skenen politike shqiptare. Ne nuk deshironim asesi qe keto ide te mbeteshin te izoluara thjesht ne nje grup njerezish, por te percoheshin dhe tek aktore me influence ne shoqerine tone. Qysh ne fillime kemi besuar dhe vazhdojme te besojme se drejtues qe kane mire-besim tek njeri-tjetri, pavaresisht diferencave politike, mund te arrijne transformimin e shoqerise.

Cili eshte vizioni juaj?

Vizioni i Forumit per Demokraci dhe Etike eshte te krijoje nje levizje gjeneruese te riperteritjes morale ne Shqiperi. Ne nuk jemi grup presioni, por kerkojme te ndryshojme shoqerine me ane te ideve dhe veprimeve tona duke drejtuar nepermjet shembullit dhe integritetit tone personal. Qellimi nuk eshte thjesht te zevendesohen emra te pervecem te politikes shqiptare per te pasur rezultate ne permiresimin e klimes politike, por te ndikohet per te ndryshuar frymen, diskursin dhe ambientin politik ku veprohet dhe merren vendimet. Eshte zgjedhja jone e perbashket, dhe e secilit prej nesh individualisht, qe te mos jemi vetem ambicioze per karriere personale, por te perfaqesojme politika ambicioze qe sjellin ndryshim dhe rritje ne shoqeri. Ky eshte nje proces qe kerkon kohen e vet dhe sikurse e thashe edhe me siper, ndikimin e vet e kryen individ pas individi, dite pas dite dhe rrethane pas rrethane. E rendesishme eshte se FDE-ja synon qe me se pari te kontribuoje ne krijimin e nje komuniteti moral, para se te kemi nje komunitet politik, biznesi apo kulturor. Ne perserisim e theksojme me kembengulje se nuk kerkojme vetem metoda dhe strategji te mira, por mbi te gjitha duam dhe inkurajojme njerez me te mire, lidere me te mire.

Per ne si FDE, integriteti personal i nje drejtuesi eshte thelbesor per mirefunksionimin dhe mbarevajtjen e procesit qe sjell ndryshim brenda ambientit politik dhe social.

Ajo qe me duhet ta them me shume kenaqesi eshte se FDE ka thyer cdo paradigme, cdo tabu e ka kaluar cdo cak te se imagjinueshmes per standartet e politikes shqiptare me takimet e permuajshme Leadership Forum, me Tryezat e Rrumbullaketa, apo me aktivitetet e ndryshme perfshire ketu edhe kete te fundit per organizimin e Marshimit te Paqes ne dt 17 Janar, dhe shpalljen e kesaj Dite, si nje Dite Lutjeje dhe Reflektimi Kombetar.

Si eshte situata ne Kosove dhe Maqedoni? A jane me te hapur personalitet atje per ndryshim? Cfare specifikash ka ne keto dy vende?

Edhe Kosova edhe Maqedonia edhe Shqiperia, sivjet kane hyre ne nje vit elektoral. Kosova per here te pare do te organizoje zgjedhjet per drejtuesit lokale, si nje shtet i pavarur, ndersa Maqedonia, duhet te tejkaloje vetveten dhe te permiresoje imazhin pas deshtimit te madh qe pati me procesin e gjymtuar zgjedhor te para pak muajve. Me dashje apo jo, Shqiperia ia ka dale mbane me sukses qe te transferoje ngercet, te keqijat dhe keqfunksionimet e saj qofte ne Kosove, qofte ne Maqedoni. Modelet e keqija i gjejne rruget e shkrutra dhe efikase per t'u shperndare shpejt dhe gjere. Nderkohe qe sfida jone e vertete mbetet transferimi i modeleve pozitive. E ketu mund te gjejme referime te se mires ne te tri keto komponente shqiptare, ne Tirane, Prishtine dhe Tetove. FDE-ja ia ka dale mbane te kete deget e saj te mireorganizuara edhe ne Kosove edhe ne Maqedoni, te cilat drejtohen respektivisht nga Profesoret e nderuar te Universitetit te Prishtines, dhe UEJL ne Tetove, z. Dashamir Berxulli dhe z.Bekim Iseini.

A po shkon klasa jone politike po shkon drejt nje reflektimi per qytetarin dhe qytetarine apo kjo eshte nje formule e deshtuar?

Ligjerimi i klases sone politike po transformohet gradualisht me nje prirje te qarte pozitive ku ne fokus po vendoset qytetari dhe pergjegjshmeria ndaj tij. Pak rendesi ka sotdita se sa politika e ka te perbrendesuar kete ligjerim. E rendesishme eshte qe ketu po ngrihet dite pas dite nje standart i ri. Fjala pa vepren eshte boshe, e vdekur. Ata politikane qe do te zvarriten vetem pas fjales, ne kohen e duhur do te humbasin sikurse humbet fjala e zbrazet ne ere. Koha do te kerkoje me ngulm ata politikane qe fjalen e shoqerojne me veper dhe nisme. Legjitimiteti i vertete i politikanit eshte vetem ai qe buron nga nisma dhe vepra.

Misioni juaj eshte i ngjashem me "zhveshjen" e figurave publike nga korrupsioni, lakmia, nga grindjet dhe meskiniteti. Si mund te arrihet kjo sipas jush?

Kjo pune dhe ky mision kerkon shume durim. Eshte si te prashisesh ne lume. Por le te themi se rrethimi demokratik ka filluar. Ne me shume dashuri dhe miresi, do te vendosim kurora me thengjij te ndezur ne kokat e vendimmarresve dhe drejtuesve tane politike. Ne po ndertojme dhe lartesojme pa u lodhur qytetarin. Por kujdes, ka nje ndryshim te madh midis te qenurit qytetar i mire dhe qytetar aktiv. Mund te jesh qytetar i mire edhe ne nje shtet autokratik, sikurse i tille mund te jesh edhe ne nje shtet demokratik, mjafton t'u bindesh ligjeve, duke paguar taksat rregullisht, duke e ngare makinen me kujdes, dhe duke u sjelle si vetmitar apo indiferent ne shoqeri qe te minimizosh ngaterresat me te tjeret, e pra te mos punosh, bashkepunosh apo bashkeveprosh me te tjeret per asnje ceshtje qe prek dhe ndikon ne politikat publike. Mungesen e bashkeveprimit me te tjeret nuk e ushtron as minimalisht, e minimalisht mund te jete edhe thjeshte vota qe jep, kete e them sepse sotdita nje numer i madh i njerezve as e marin me mundimin edhe per te votuar. Eshte kjo qasje minimaliste ndaj qytetarise, qe ka shtyre shume aktore e institucione nder vite qe te bejne thirrje per edukim civik ne shkollat shqiptare nepermjet te cilit te theksohet, mesohet dhe shpjegohet rendesia dhe vlera e "Shtetit te se drejtes", ligjshmerise, legjitimitetit dhe Kushtetutes... Sepse qytetaria kerkon patjeter perfshirjen ne debate te medha publike nese ligjet jane te mira apo jo, te drejta apo te padrejta, dhe si apo kur ato mund te ndryshohen. Te rinjte sot kane nevoje per kete lloj edukimi i cili i ndihmon ata qe te behen politikisht te ditur, nepermjet dijeve dhe eksperiences. Edukimi civik ka te beje me virtutet civike, dhe sjelljen e denje te cilat te rriturit deshirojne t'i shohin te misheruara tek te rinjte. E megjithate ka edhe me shume se kaq. Qe nga koha e Aristotelit eshte pranuar si nje koncept i pandryshueshem politik, ngritja e pyetjeve per llojin e shoqerise ne te cilen ne jetojme, se si ajo mberriti ne formen e sotme, cilat jane pikat e forta dhe ato te dobta te strukturave politike aktuale, dhe se si mund te permiresohen gjerat... Qytetaret aktive jane po aq politike sa jane edhe morale. Gjithashtu qytetaret e moralshem jane po aq te tille sa jane edhe politike. Sensibiliteti moral rrjedh pjeserisht edhe nga kuptueshmeria politike. Apatia politike ushqen apatine morale dhe anasjelltas.

Te dale nga nje diktature e eger komuniste fale asaj Levizjeje te madhe studentore te dhjetorit '90, ne jemi perballe sfides nese do ta lejojme shtetin e ri ne ndertim te mare forme te palexueshme per qytetarin, apo do te ndertojme se bashku me se pari dalengadale qytetarin, i cili pasketaj do te dije ti japi shtetit formen qe ne e deshirojme me kaq shume ngulm.

Rritja e pjesemarrjes se te rinjve ne politike, nepermjet legjitimitetit qe buron nga nisma dhe vepra ne qytet, do te jete fillimi i nje rrethimi demokratik ndaj cdo individi, grup individesh, apo procesi, qe cenon kualitetin e demokracise dhe lirise ne vendin tone. Krah per krah me kete rrethim, nepermjet rritjes se pjesemarrjes se te rinjve ne politike ne do tia dalim mbane te rikthejme edhe besimin e qytetarit tek politika dhe institucionet, madje akoma me shume, ne do te realizojme ngritjen ne kembe te qytetarit aktiv, qytetarit te Moralshem.

A keni ndonje model te ngjashem, ku fokusoni ne punen dhe organizimin e FDE-se?

Ndoshta.. Nuk e di...

I keni thene ndonjehere vetes "stop", me shqiptaret ky eshte mision i pamundur?

Jo. Une jam optimist i pasherueshem. Pastaj edhe ndihem shume i bekuar qe Zoti me ka bere te lind ne kete vend te quajtur Shqiperi, te flas kete gjuhe kaq te bukur qe quhet shqipe, dhe te lundroj, sfidoj e sfidohem ne boten e madhe te mendim - mosmendimit shqiptar.

Qytetaret e SHBA-se besojne ne vlera, te tilla si besimi ne Zot. A eshte shoqeria shqiptare ne thelb komuniste, ne kuptimin qe eshte ende kryesisht ateiste? Si e priten grupet e interesit idene e lutjes dhe reflektimit kombetar per 17 Janarin? Do te jete kjo dite nje tradite per shqiptaret?

Qytetaret ne 17 janar na mbeshteten. Une besoj ne Zot dhe e tere qenia ime ngazellehet kur Zoti lartesohet, ne SHBA apo ne Shqiperi. Nese eshte plani i Zotit, 17 Janari do te mbetet per ne Shqiptaret, ketu ne Shqiperi, por edhe per ata ne Kosove e Maqedoni, si dita kur do te lartesojme e nderojme Zotin, por edhe heronjte tane si te cilet duam te behemi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›