E Diel, 1 Nëntor 2026

I ati i lojtarit sulmon trajnerin Duro

(ALBANIA SPORT) – I ati i futbollistit të ri të Besës, Celhaga, ka pasur një konfrontim me forcat policore, pasi në fund të ndeshjes ka dashur të sulmojë trajnerin e Besës, Shpëtim Duro, pasi ky i fundit nuk e ka aktivizuar për asnjë moment djalin e tij në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, Besa-Tirana (2-0). Duro nuk ktheu përgjigje, ndërkohë që, sipas gazetës “Sport Ekspres”, është parë që i ati i lojtarit ka goditur me shuplakë një nga policët. Lojtari po në ato çaste i kërkoi falje trajnerit për sjelljen e babait të tij.
Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 11 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›