E Shtunë, 31 Tetor 2026

I rikthehet makina e vjedhur Xhenaro Gatuzos

Makina e futbollistit të Milanit, Gatuzo, është kthyer në vendin e origjinës, Itali, së bashku me gjashtë automjete të vjedhura nga shqiptarët në disa vende të Europës. Automjetet janë kthyer në vendet e origjinës falë bashkëpunimit të Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë me autoritetet e këtyre vendeve. Prokuroria e Përgjithshme njoftoi dje se tri automjete ishin të tipit “Mercedes E 320”, “E 280” dhe “A 140” dhe të tjerat të tipave “Range Rover”, “Porche Carrera”, “Wolkswagen Eos”. Katër prej shtatë automjeteve rezultuan të vjedhura në Itali dhe njëra prej tyre, ajo e tipit “Range Rover”, është në pronësi të futbollistit të njohur të Milanit, Xhenaro Gatuzo. Në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe asaj Shkodër janë kthyer respektivisht automjetet e mëposhtme: Automjeti tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit italian Xhenaro Gatuzo; automjeti tip “Porche Carrera”; automjeti tip “Mercedes E 320”; automjeti tip “Benz Mercedes E 280”, njoftoi zyra e shtypit të Prokurorisë. Kurse në bashkëpunim me autoritetet norvegjeze dhe prokuroritë e rretheve gjyqësore Tiranë dhe Tropojë janë kthyer respektivisht automjetet e mëposhtme: automjeti tip “Benz Mercedes A140”; automjeti tip “Wolkswagen Eos". “Automjetet u gjetën në bashkëpunim me prokuroritë e rretheve Shkodër dhe Tropojë", - përfunduan burimet e Prokurorisë së Përgjithshme.Burimi: Albania-sport.comE Merkure, 10 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›