E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa, Dinamo për revansh në Peqin

(ALBANIA SPORT) - Dinamo, protagonistja absolute e kampionatit shqiptar (51 pikë, pas 20 javësh), dy humbjet e vetme sezonale i ka pësuar në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë me Bylisin (humbi 1-0 në Ballsh) dhe në kampionat me Shkumbinin, 4-0 në javën e 16-të të Superligës. Një humbje e bujshme, por sipas kampit blu (trajnerit Muça e lojtarëve) edhe për shkak të terrenit të keq të fushës peqinase. 
Pikërisht në Peqin, Dinamo do të përpiqet të rivendosë nderin e humbur në ndeshjen e parë të vlefshme për çerekfinalet e Kupës. Shkumbini humbjen e fundit në kampionat me Laçin (1-0), ndërkohë që Dinamoja e pandalshme fitoi në Ersekë me Gramozin (1-0).
Në rrugën drejt çerekfinaleve, në turin e parë Shkumbini eliminoi Memaliaj e Kategorisë së Parë me dy fitore të ngushta: 1-2 në Memaliaj dhe 1-0 në Peqin. Në turin e dytë eliminoi Kastriotin: barazoi 1-1 në Krujë dhe fitoi 1-0 në Peqin.
Në rrugën drejt çerekfinaleve, në turin e parë, Dinamo u Muçës u kualifikua pas dy fitoreve me Mamurrasin (3-2, 2-0) të Kategorinë e Dytë. Në turin e dytë eliminoi Bylisin: humbi 1-0 në Ballsh dhe fitoi 3-0 në Tiranë.
SHKUMBINI
Pjesëmarrëse:        në 21 edicione
Në çerekfinale:      10 herë
Në gjysmëfinale:           3 herë
Në finale:           0 herë
Fituese:             0 herë
Finale të humbura:   0 herë
DINAMO
Pjesëmarrëse:        52 edicione
Në çerekfinale:            44 herë
Në gjysmëfinale:     30 herë
Në finale:           18 herë
Fituese:             13 herë
Finale të humbura:   5 herë
Burimi: Albania-sport.comE Merkure, 10 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›