I ati i viktimës së masakrës së Vlorës: Autori mbështetet nga policia, në morg i vodhën unazën e martesës
Në vrasjen e tim biri ka gisht shteti. Autori ka mbështetje të forta në polici dhe prokurori, ndaj e lejuan të largohej. Por, kushdo që do të ndihmojë vrasësit, ska për të qenë asnjëherë i qetë, sdo ti lënë shpirtrat e tre viktimave të pafajshme….
Asqeri Isufaj, babai i Sokol Isufajt, babi i një prej tre viktimave në të ashtuquajturën Masakra e Vlorës, akuzon në GSH strukturat e shtetit se lejuan vrasësin e djalit të tij të largohej dhe po përpiqen të shtrembërojnë të vërtetën.
Rreth orës 16:00, troket dera dhe dolën e hapën dy vajzat e Sokolit. Gjyshi, më thanë, të kërkojnë te dera. Vjen një kushëri i parë i gruas. Më thotë vishu se djali është keq në spitalin e Vlorës. Mu duk si çudi, sikur ai po tregonte ndonjë përrallë me mua.
Asqeriu tregon se bashkë me gruan janë nisur drejt spitalit, por me të mbërritur, një person është afruar duke iu thënë: Bëj durim, djali është në morg.
E pavarësisht ngjarjes, Asqeriu këmbëngul se Sokoli ishte një viktimë e rastësishme dhe në 37 vite që jetoi, nuk kishte pasur konflikt me njeri.
Më vonë jam interesuar për ngjarjen. Dy orë para se të bënim varrimin, erdhi shoku i djalit që ishte me të në plazh. Atë e kishin mbajtur në polici brenda. E kishin rrahur sa kishin dashur duke i thënë trego kush e vrau dhe trego se çfarë ka të bëjë Sokoli me të ndjerin Fatmir Xhindi, të ndjerin deputetin e zonës tonë. E pyesin se me cilin ka të bëjë? Ai u kishte thënë që nuk kishte asnjë lidhje, se jetonte në Itali dhe kishte ardhur në Shqipëri për pushime. Për tërë natën e kishin torturuar, thekson Isufaj.
Ai rrëfen se ambulanca dhe policia është vonuar rreth një orë dhe se kufomës i kanë hequr nga gishti edhe unazën e florinjtë të martesës.
Na sollën çantën, një orë dhe unazën. Por nuk na dhanë unazën e martesës së djalit. Unaza e martesës i dilte me shumë vështirësi, kështu që unaza i është marrë djalit në ambulancë ose në morg. Por gjëra të tilla ndodhin në morg dhe unaza i është marrë në morg, akuzoon i ati.
Sipas të atit, i biri është vrarë direkt, jo me plumb rikoshet, dhe vrasësi ka ikur qetësisht.
Autori nuk kishte ku të vente se dy rrugë ka, o drejt Orikumit, o drejt Vlorës. Por ka mbështetje të fortë në polici, e kanë ndihmuar dhe ka lëvizur, ka ikur, për të mos thënë qetë qetë, nënvizon ai.