E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet hakersi, publikoi lajmin e rremë për vdekjen e Berishës nga një atak në zemër

HackerPolicia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Jurgen Masati, 24 vjeç, i cili pati ndërhyrë në faqen e Top Channel një vit më parë, duke publikuar lajmin e rremë të vdekjes së Sali Berishës.

Vdes Sali Berisha nga një atak në zemër, ky ishte lajmi i publikuar në faqen e televizionit më të madh në vend.

Hakersi i ri akuzohet edhe për klonim të kartave Supersport dhe Digitalb.

Gjykata e ka lënë në burg pa afat, ndërkohë që policia ka hetuar për më shumë se një vit për të zbuluar autorin e lajmit të rremë ndaj kryeministrit./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›