Korçë, 16 vjeçari i kap mat, plagos të dashurën 14 vjeçare dhe rivalin e tij
Në Korçë, një 16 vjeçar ka plagosur të dashurën e tij 14 vjeçare dhe rivalin e tij, pasi i ka kapur mat në periferi të qytetit.
Mësohet se minorenia kishte lidhje me dy djemtë njëkohësisht, por kjo gjë nuk është pranuar me sa duket nga 16 vjeçari, i cili i ka qëlluar të dy me thikë, ndërsa ndodheshin në një zonë të frekuentuar nga çiftet .
Të plagosur kanë mbetur Ilir Rushiti, 17 vjeç dhe K.Ç 14 vjeçe.
Pasi i ka qëlluar, autori Ervin Sinani është larguar me shpejtësi nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia.