E Shtunë, 31 Tetor 2026

I bindur në fitore në GJND

Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremic ka deklaruar se në GJND po zhvillohet “akti i dytë” dhe lufta që shpallja e pavarësisë Kosovës të “anulohet”.

Sipas tij, pasi Serbia e “ka humbur aktin e parë që ka zgjatur nga viti 1999 e deri në shpalljen e pavarësisë”, ajo ka "korrë fitore në aktin e dytë", duke penguar njohjet e reja të Kosovës.

“Po fillon akti i tretë në të cilën duhet të ngadhënjejmë që fitoren ta shndërrojmë në një akt të ri, në të cilin do të ndodhë një zgjidhje kompromisi për statusin e Kosovës”, ka thënë Jeremic në një intervistë të TVS, i bindur se vendimi i GJND do të jetë favor të Serbisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›