Rama: Kutitë, jo kusht për tryezën, do ulemi për t'i hapur ato

"Sot do të nisim një udhëtim në gjithë Shqipërinë lidhur me gjendjen e vendit, me krizën që kalon sot Shqipëria si dhe të gjitha arsyet e protestës sonë. Kështu e nisi kryetari i Partisë Socialiste takimin me gazetarët ku sipas tij do të tregohen edhe arsyet e nisjes së protestave të opozitës në të gjithë vendin.
Ndërkohë duke i përgjigjur pyetjes së gazetares së "Ora News" se PS-ja do t'i përdorë kutitë si kusht për në tryezën e dialogut në presidencë mes tij dhe kreyministrit Berisha kreu i opozitës theksoi se opozita nuk po vërë kusht kutitë për të ulur në tryezën e dialogut por do të ulet në tryezë për t'i hapur këto kuti. Sipas Ramës kriza po rrënon shtetin e së drejtës dhe demokracisë dhe dialogu padyshim do të shtrihej në të gjitha aspektet e kërksesës së opozitës të bëra publike.
"Ne do të kërkojmë jo vetëm transparencën e zgjedhjeve por edhe transparencën lidhur me të gjitha presionet dhe deformimet para dhe pas zgjedhore" theksoi Rama.
Ndërkohë Rama theksoi se në tryezë gjithashtu disa nga pikat themelore përveç transparencës së zgjedhjeve do të jenë edhe çështja e lirimit të të burgurve për ditën e zgjedhjeve, deformimi i patolerushëm i pasqyrës mediatike dhe vrasja e deputetit Fatmir Xhindi.
"Kërkesat tona nuk janë një listë për pazarin e ditës por kanë një rend prioritesh dhe nuk mund të vendosen në kandar as në numër as në peshë" theksoi Rama.