I dehuri vret me gure mikun

DURRS/ Policia ka vendosur arrestin ne flagrance per 49-vjecarin Astrit Piku. Nderron jete Krenar Mustafa
Dy shtetasit jane gjetur ne rruge ne mengjes nga disa kalimtare qe me pas kane njoftuar policine
DURRS - Ne oret e mengjesit disa kalimtare kane gjetur dy persona te gjakosur ndane nje rruge te verber afer stacionit te udhetareve te trenit te Shkozetit. Personat jane gjetur te gjakosur dhe ne afersi te njeri-tjetrit.
Ata pasi eshte lajmeruar policia jane derguar menjehere per ne spital ne gjendje thuajse te ngrire. Mjeket kane derguar njerin ne morg dhe tjetrin ne sallen e reanimacionit pasi kane konstatuar se vetem njeri ishte i gjalle dhe kishte humbur ndjenjat.
Fati ka privilegjuar 49-vjecarin Astrit Piku personi qe jetonte ndersa ka humbur jeten 42-vjecari Krenar Mustafa. Per pikun eshte vendosur arresti kur ndodhej ende ne gjendje kome si i akuzuar per vrasjen e personit qe u gjet prane tij dhe u konstatua se kishte vdekur.
Ngjarja
Policia fillimisht ka dyshuar se mund te jene goditur te dy nga persona te tjere por keto dyshime kane rene pas disa oresh hetimesh intensive te eksperteve te cilet kane analizuar mjetet e luftes qe kane perdorur. Ato i perkisnin periudhes se epokes se gurit.
Ky konstatim pasi hetuesit kane vertetuar se ata jane konfliktuar me mjete rethanore qe kane pasur ne afersi te sheshbetejes gure te zakonshem te cilet u kishin shkaktuar plage dhe njerit prej tyre i kane marre edhe jeten. Ndersa tjetri vazhdon te jete ne koma pa e ditur ende finalen tragjike te betejes alkoolike te nates e cila e kishte shpallur ate fitues te duelit dhe te burgut qe e pret tashme pas akuzes se ngritur per vrasje nga pakujdesia te mikut te vet miqesi e cila kishte pasur nje cast kaq tragjik.
Policia
Policia ka njoftuar se me date 24 dhjetor ora 1600 u be arrestimi ne flagrance i shtetasit Astrit Piku 49 vjec banues ne Durres. Ajo ka sqaruar se arrestimi i tij u be per arsye se ka dyshime se ky shtetas eshte autor i vrasjes se shtetasit Krenar Mustafa.
Sipas saj nga hetimet e kryera rezultoi se me date 24.12.2010 gjate oreve te para te dites ne lagjen Nr.14 Durres ne afersi te trasese se shinave te trenit prane Stacionit te Trenit Shkozet dy shtetasit ne fjale Krenar Mustafa viktima 42 vjec banues ne Durres dhe Astrit Piku autori i dyshuar i ngjarjes te ndodhur ne gjendje te dehur jane konfliktuar e goditur me gure me njeri-tjetrin.
Si pasoje e goditjeve te marra shtetasi Krenar Mustafa ka gjetur vdekjen e menjehershme ndersa ka mbetur i demtuar rende me demtime ne koke shtetasi Astrit Piku i cili eshte rrezuar pa ndjenja ne nje kanal aty prane. Rreth ores 0700 te dites se djeshme nga kalimtare te rastit jane gjetur trupat e dy shtetasve ne fjale.
Viktima eshte derguar ne Morgun e Spitalit te Durresit ndersa i plagosuri ne Spitalin Rajonal Durres ku edhe ndodhet aktualisht ne gjendje kome ne Repartin e Reanimacionit. Policia deklaron se po vazhdon puna per zbardhjen e dokumentimin e plote te kesaj ngjarjeje dhe se materialet proceduriale per vepren penale te vrasjes nga pakujdesia iu kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Durres.