I penduari i grupit zbardh trafikun e droges

Bashkepunetori i drejtesise rrefeu mekanizmin e fshehjes se hashashit ne fund te autobuzit dhe organizatoret
Disa muaj pas arrestimit Dapi pranoi te bashkepunoje duke rrefyer edhe drogen e pagjetur nga policia
TIRAN- Nje i penduar i nje grupi te trafikut te droges ka zbardhur per Prokurorine e Krimeve te Renda linjen e ndjekur prej tyre per te derguar drogen ne Greqi me autobuze te linjave private qe udhetonin drejt Greqise.
Per llogari te hetimit te ketij grupi prokuroria ka sekuestruar nje sasi prej 74 kg hashash te fshehur ne dy vende te ndryshme te nje autobusi te linjes Tirane- Athine. Prokurori i ceshtjes Edvin Kondili ne mbyllje te hetimit ka gjetur prova per kete linje trafiku qe perdorte autobuset ne nje prej te cileve ne korrik u bllokuan 74 kile hashash.
Sipas kerkeses per gjykim te prokurorit Kondili me nr73 te pandehurit e dosjes jane Dritan Gjuzja Bashkim Veseli Kristo Prifti dhe i penduari Bajram Dapi. Te kater ata do te gjykohen per akuzen e trafikut te lendeve narkotike te mbetur ne tentative te 74 kg hashash. Kjo sasi eshte tentuar te kaloje ne Greqi ilegalisht nga te akuzuarit.
Me 22 korrik 2010 rreth ores 1230 ne Kapshtices gjate kontrollit te kryer nga policia ne autobusin me targa TR 1958 N te drejtuar nga Bajram Dapi e shofer i dyte Kristo Prifti u sekuestruan 34 pako me 49 kg hashash ne total. Kjo sasi ishte fshehur ne fund te autobusit ku vendoset sedilja fundore pese vendeshe ne nje vend te pershtatur me skelet hekuri dhe e mbuluar me llamarine- thuhet ne dosje.
Te dy keta persona u arrestuan por me pas shoferi i dyte Prifti u la i lire. Shoferi i pare Dapi e mori persiper kete sasi droge qe po tentonte ta kalonte drejt Greqise. Sipas dosjes shoferi Dapi ne fillim u shpreh se pa dijenine e pronareve kishte marre sasine e droges nga nje person me emrin Kristo nga Saranda per ta derguar ne Greqi.
Ne tetor te ketij viti ai pranoi te bashkepunoje me Prokurorine per Krime te Renda per te deklaruar bashkepunetoret e tij ne kete trafik droge. Me 13 tetor 2010 shoferi Dapi rrefeu trafikun e droges te kryer me kerkese te pronarit te firmes ku punonte Dritan Gjuzja menaxherit te firmes Bashkim Veseli dhe shoferit Kristo Prifti
Dapi rrefeu grupin 3 muaj pas arrestimit
Sipas te penduarit Bajram Dapi ai kishte punuar qe nga vitit 2008 si shofer i linjave urbane ne Tirane. Gjate kesaj kohe kishte kerkuar pune tek Dritan Gjuzja qe kishte linjen e autobuseve Tirane-Athine. Per tu punesuar i kishin kerkuar nje garanci prej 3 mije eurosh por kishte arritur te mblidhte vetem 1400 euro.
Per 18 muaj me radhe ai nuk kishte punuar fare prane firmes edhe pse paraqitej ne pune. 4 muaj para arrestimit Dapi i kishte shprehur deshiren pronarit Gjuzja per te kryer rruge me hashash drejt Greqise. Me pas nuk ia kishte permendur per tre muaj deri nje muaj para arrestimit.
Atehere i kerkoi qe autobusin me targa TR 1958 N ta dergonte te ish-Frigoriferi ne Tirane ku nje saldues te rregullonte ne fund te sediljeve te autobusit nje vend ku do fshihej droga. I penduari ka konstatuar se edhe mes dy gomave te para ndodhej nje vend i posacem i rregulluar per fshehje te hashashit. Keshtu pasi rregulloi vendin Dapi beri nje rruge per ne Greqi nga ku u kthye me 21 korrik.
Me te hyre ne Shqiperi i pandehuri Gjuzja i kerkoi te shkonin ne fshatin Poshnje e te merrnin nje sasi hashashi qe bashku me Bashkim Veselin e ngarkuan dhe e paketuan ne fund te sediljeve. Te nesermen u nisen drejt Greqi ku edhe u zbulua droga ku u arrestua Bajram Dapi dhe Kristo Prifti. Dapi tre muaj pas bllokimit te autobusit tregoi edhe vendin te gomat e para te autobusit ku ndodhej sasia prej 25 kg e 392 gram hashash e u zbulua nga keqyrja e autobusit me 13 tetor 2010.
Te pandehurit
Dritan Gjuzja pronari i firmes se linjes se autobuseve Tirane-Greqi i shpallur ne kerkim pasi akuzohet per Trafikim te lendeve narkotike ne bashkepunim te mbetur ne tentative.
Bashkim Veseli menaxheri i firmes se linjes se autobuseve Tirane-Greqi i shpallur ne kerkim pasi akuzohet per Trafikimit te lendeve narkotike ne bashkepunim te mbetur ne tentative.
Kristo Prifti shoferi i firmes se linjes se autobuseve Tirane-Greqi i arrestuar per akuzen e Trafikut te lendeve narkotike ne bashkepunim te mbetur ne tentative.
Bajram Dapi me status te penduari dhe shoferi i firmes se linjes se autobuseve Tirane-Greqi i arrestuar per akuzen e Trafikut te lendeve narkotike ne bashkepunim te mbetur ne tentative.