E Shtunë, 31 Tetor 2026

I denuar dhe debuar nga Italia kapet Florenc Zyberi

Florenc Zyberi

Ligura 27 Mars NOA- shte arrestuar ne nje banese ne rrugen Des Geneys ne Imperia Itali Florenc Zyberi i lindur me 13 mars 1987 denuar ne 2010 me 1 vit e 6 muaj burg per evazion fiskal dhe me pas me debim me force nga shteti italian.

Me kerkese te agjenteve Zyberi ka treguar nje pasaporte te leshuar rreth njezet dite me pare nga autoritetet shqiptare me te dhena te tjera.

Nga hetimet fillestare duket se Zyberi ne zyren e gjendjes civile ne Shqiperi ka ndryshuar te dhenat qe te shmange kontrollet e emigracionit duke nxjerre nje pasaporte te re.

Shqyrtimi i shenjave te gishterinjve ka zbuluar identitetin e tij te vertete.
I arrestuari pritet ti pergjigjet shkeljeve te perseritura te rregullave per emigracion te paligjshem.

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›