E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i 200 kg kokaine, gjykata lë në burg Dhimitraq Harinon

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e arrestit me burg për Dhimitraq Harinon, i cili akuzohet për trafikun e 200 kilogramëve kokaine.

Operacioni antidrogë, me autorizimin e Prokurorisë së Përgjithshme u krye tre ditë më parë dhe sipas saj, itinerari që ka ndjekur kjo dërgesë ka qenë Kolumbi- Spanjë- Belgjikë- Austri- Slloveni- Kroaci- Serbi- Maqedoni- Shqipëri.

Dyshohet që droga ka qenë e tretur në vaj palme, megjithatë, ende nuk ka dalë një version zyrtar për këtë gjë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›