E Diel, 1 Nëntor 2026

I dënuar me 18 ditë burgim, ndërron jetë i burgosuri 63 vjeçar

Një i burgosur 63-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Durrësit.

Ai ndodhej i shoqëruar në ambientet e sigurisë së Komisariatit të Policisë Durrës, pasi ishte dënuar me 18 ditë burgim dhe pritej të transferohej për vuajtjen e dënimit në IEVP Lushnjë.

Rreth orës 15:04, i burgosuri ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe menjëherë është transportuar nga shërbimet e Policisë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Pavarësisht asistencës së dhënë nga personeli mjekësor, ai ka ndërruar jetë në sallën e reanimacionit.

“Rreth orës 18:20, në Spitalin e Durrësit, ka ndërruar jetë shtetasi M. G., 63 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas ndodhej i shoqëruar në ambientet e sigurisë së Komisariatit të Policisë Durrës, pasi ishte dënuar me 18 ditë burgim dhe pritej të transferohej për vuajtjen e dënimit në IEVP Lushnjë.

Rreth orës 15:04, ai ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe menjëherë është transportuar nga shërbimet e Policisë drejt Spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore, ku, pavarësisht asistencës së dhënë nga personeli mjekësor, ka ndërruar jetë në sallën e reanimacionit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›