E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset 34-vjeçari. Ja çfarë thotë policia

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme pranë ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.

Për pasojë, 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku ka mbetur i plagosur. Ai ka marrë plagë në bark dhe është dërguar për të marrë mjekim në një prej spitaleve private në kryeqytet. “Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën“, njofton Policia. Kujtojmë se, pak minuta më parë, një 32-vjeçar, i identifikuar si Egli Pashollari, humbi jetën pas goditjeve me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë. LEXO EDHE: PAMJE NGA VENDNGJARJA/ Vrasja me thikë në Tiranë, si ndodhi ngjarja/ Kush është 32-vjeçari

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›