E Hënë, 2 Nëntor 2026

I dënuar me 26 vite burg për përdhunim, kapet në Brazil 65-vjeçari shqiptar

Një 65-vjeçar shqiptar është kapur këtë të martë në lagjen Manaíra të Brazilit. Ai ishte i dënuar në Shqipëri për përdhunim me 26 vite burg.

Sipas Policisë Federale (PF), krimi është kryer në vitin 2020 dhe urdhri i arrestit është dhënë në prill 2023 në qytetin e Tiranës, ndërsa urdhri i arrestit të tij është publikuar në Korrik 2023.

Pasi u arrestua, 65-vjeçari u dërgua në Mbikëqyrjen Rajonale të Policisë Federale braziliane. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›