I dënuar me 3 vite e 6 muaj burg në Kosovë, arrestohet në Durrës 57-vjeçari

Një 57-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është lokalizuar dhe arrestuar provizorisht në Durrës, me qëllim ekstradimin.
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Wanted 38”, në kuadër të operacioneve për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në pranga u vu E. Zh., 57 vjeç, lindur në Kosovë, të cilin Gjykata e Prishtinës e ka dënuar me 3 vite e 6 muaj burgim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe të Kosovës, vijon procedurat ligjore për ekstradimin e 57-vjeçarit drejt Kosovës.
/rtsh.al/