E Diel, 1 Nëntor 2026

I dënuar në Itali me 6.8 vjet burg kapet në Durrës si punonjës burgu

DURRES - Kërkohej nga drejtësia italiane për prostitucion dhe trafik droge, arrestohet në Durrës punonjësi i burgut.

Bajram Dervishi ishte dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg në Itali për favorizim prostitucioni dhe trafik droge, ndërsa në Shqipëri kishte filluar lirshëm punën në burgun e qytetit të Durrësit.

Ndalimi i tij u bë ditën e sotmë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›