E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Gërdecit, Prokuroriaçon dosjen në Gjykatën e Lartë

TIRANE- Prokuroria e Tiranës dërgon në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Apelit për Gërdecin.

Prokuroria i bëri rekurs vendimit të 13 shkurtit të 2013 të Gjykatës së Apelit e cila vendosi të reduktojë dënimin për tre prej të akuzuarve kryesorë të tragjedisë së Gërdecit: Ylli Pinari nga 18 vjet u dënua me 15 vjet burg, ndërsa Dritan Minxhollit dhe Mihal Delijorgjit iu reduktua dënimi me 1/3.

Dritan Minxholli u dënua me 12 vjet burg ndërsa Mihal Delijorgji me 6 vjet e gjysmë, një kohë dënimi pjesa më e madhe të cilës përllogaritej me kohën e paraburgimit dhe atij i mbetnin të vuante jo më shumë se dy muaj.

Redaksia Online
(sg/Shqiparja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›