I dënuar në Itali me mbi 9 vite burg, arrestohet në Bulqizë 22-vjeçari

Një 22-vjeçar i dënuar me 9 vite e 3 muaj burg nga autoritetet italiane, është arrestuar në Bulqizë në kuadër tëoperacionit “The Wanted”.
22-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar më 29 prill për vjedhje nga autoritetet gjyqësore në Salerno, Itali.
Policia ka bërë me dije se 22-vjeçari do ekstradohet në Itali.
“Si rezultat i punës operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, u finalizua një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”.
Gjatë saj, u lokalizua dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi K. H., 22 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Salerno, Itali, me vendimin e datës 29.04.2025, e kanë dënuar me 9 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja””, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/