I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet në Shijak 39-vjeçari me qëllim ekstradimin

Një person me precedent penal në fushën e trafikimit të drogës është arrestuar në Shijak, me qëllim ekstradimin e tij në Itali. Në pranga u vu 39-vjeçari Fatjan Stafa, i cili është dënuar nga drejtësia italiane me 7 vite e 7 muaj e 12 ditë burgim.
Arrestimi i tij u bë gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 57”, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Në tetor 2024, Gjykata e Apelit e Firences e ka dënuar 39-vjeçarin me burg, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.
Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e tij.
/rtsh.al/