E Martë, 3 Nëntor 2026

I dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet në Berat 52-vjeçari me qëllim ekstradim

Një 52-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai ishte dënuar në Itali me rreth 10 vjet burgim për pjesëmarrje në një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Në pranga përfundoi Hari Basko alias Hari Bello, 52 vjeç, pasi gjykata e Venecias e ka dënuar këtë shtetas, me 9 vjet, 3 muaj dhe 27 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›