E Diel, 1 Nëntor 2026

I dënuar për vrasje, arrestohet me qëllim ekstradimi 28-vjeçari në Itali

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Policia e Shtetit në bashkëpunim me homologët italianë arrestoi në Bolzano të Italisë një të kërkuar, i dënuar për vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim.

Policia vuri në pranga me qëllim ekstradimi shtetasin Vanxhel Balla, 28 vjeç, lindur në Dibër.

Sipas policisë, shtetasi Vanxhel Balla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, në vitin 2020, e ka dënuar me 12 vjet burg (mbetur për të kryer 9 vjet burg), për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Policia bëri me dije se ky shtetas, së bashku me vëllain e tij, shtetasin A. B., pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Z alias I. Z

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›