I dënuari për prostitucion, Tufa, përdor grevistët
Për të shmangur qëndrimin e publikut e të grevistëve kundër tij, Skënder Tufa është shndërruar në faktorin që përcjell frazat politike dhe rrënon dialogun dhe mundësitë për mbylljen e grevës së 11 ish-të përndjekurve. Thirrjeve të grevistëve për t’u distancuar prej tyre, ai i është përgjigjur me sulme politike ndaj qeverisë, me thirrje për përshkallëzim greve dhe me kërcënime ndaj grevistëve që e kundërshtojnë. Në darkë, Skënder Tufa u ngrys kryetar i grevës me bekimin e PS-së, pavarësisht se prej përtej detit, Gjergj Ndreca e Lirak Bejko, bënë thirrje që të ndërpriten çmenduritë vetëflijuese
Greva e urisë e disa ish-të përndjekur politik duket se e ka humbur qëllimin e saj.
Kjo dukshëm bie në sy në raportet mediatike të cilat harrojnë kërkesat e tyre ekonomike dhe flasin për “do digjen-s’do digjen”, “do marrin mjekim-s’do marrin mjekim”, “do pinë-s’do pinë”, “do dalin-s’do dalin”..., por jo për kërkesat e tyre.
Por më tepër se sa skaneri mediatik, humbja e qëllimit të kësaj greve urie dukshëm bie në sy nga sjellja jashtë saj e kodoshëve.
As më shumë e as më pak fjala është për kodoshin Skënder Tufa.
Që pas bërjes publike se një vendim me nr. 715, datë 23. 06. 2005, i Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, i lënë në fuqi me një tjetër vendim me nr. 40, datë 23. 01. 2006, këtë herë i Gjykatës së Apelit të Tiranës, të cilët na rrëfejnë “deklarimin fajtor të të pandehurit Skënder Tufa (i biri i Bedri dhe Sadete, i datëlindjes 1961) për kryerjen e veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit të kryer në bashkëpunim të mbetur në tentative dhe bazuar ne nenin 114/a paragrafi 6 dhe 23 të Kodit Penal dënimin, e tij me 7 (shtatë) vjet burgim. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Skënder Bedri Tufa fillon nga dita e ndalimit të tij datë 04. 06. 2004”, kodoshi Skënder Tufa, po punon më shumë për të kuruar imazhin e tij..., duke keqpërdorur ish-të përndjekurit të ngujuar në një grevë urie.
Pikërisht, për të shmangur qëndrimin e publikut e të grevistëve kundër tij, kodoshi Skënder Tufa është shndërruar në faktorin që përcjell frazat politike dhe rrënon dialogun dhe mundësitë për mbylljen e grevës së 11 ish-të përndjekurve. Këtë po e bën në mënyrën më të pafytyrë të mundshme, duke tentuar të zhvendosë interesin ndaj këtij ngujimi, saktësisht nga kërkesat ekonomike të tyre, te llogjet “do digjen-s’do digjen”, “do marrin mjekim-s’do marrin mjekim”, “do pinë-s’do pinë”, “do dalin-s’do dalin”...
Një sjellje e tillë e Skënder Tufës është shpeshtuar këto ditë më shumë, edhe pas dështimit të tentativave të ndonjë kapteri mediatik të Edi Ramës për ti mbushur mendjen publikut, por edhe të ngujuarave në grevë urie, se kodoshi Skënder Tufa, nuk është kodosh. Kur, ky “investim” mediatik “shkoi dëm”, sepse vendimi me nr. 715, datë 23. 06. 2005, i Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, dhe ai me nr. 40, datë 23. 01. 2006, këtë herë i Gjykatës së Apelit të Tiranës, të shkruar “e zeza mbi të bardhë”, nuk lënë vend për ç’kodoshim të Skënder Tufës.
Por, me gjithë tentativat e Skënder Tufës për kurimin e imazhit ët tij, efektet e informacionit se ai, midis të tjerave, na qenka edhe një kodosh, kanë qenë prezente në radhët e grevistëve. Fillimisht grevisti Fatmir Lloçi, duke u distancuar nga kodoshi, “e bëri dalje” Skënder Tufën, duke na kujtuar ët gjithëve se ai (Skënder Tufa), nuk është grevist urie.
Efektet negative të bojë-daljes së kodoshit Skënder Tufa, i cili lokalin e tij pranë “lapidarit” te kodrat e liqenit, e kishte shndërruar në “lapidar prostitucioni”, u dukën edhe te reagimi i një tjetër grevisti Asllan Patrioti, i cili besoj se duhet të sqarojë edhe “atë që ai di, se si kanë shkuar ato çadrat atje”...
Por si kodosh që është, Skënder Tufa nuk mund të lejojë “të shesë veten kaq lirë”. Këtë nuk mund ta bëjë sepse kështu do të zhgënjente edhe “sponsorët” që në rreth dy vjet (që pas “kryerje me nder” të afatit 7-vjeçar të burgosjes), e ngritën atë deri në ato nivele “sa të tërheqë prej hunde” të ngujuarit që vetëm me kodoshllëqet e Skënder Tufës nuk kanë lidhje. Në këtë kontekst thirrjeve të grevistëve për t’u distancuar prej tyre, ai (Skënder Tufa) i është përgjigjur me sulme politike ndaj qeverisë, me thirrje për përshkallëzim greve dhe me kërcënime ndaj grevistëve që e kundërshtojnë... Dhe çuditërisht pas këtyre thirrjeve zë-çjerrëse, si me magji, në darkë kodoshi Skënder Tufa u ngrys “krye-kodosh” i grevës me bekimin e PS-së, me shumë gjasa dhuruese e çadrave (sipas atyre që di jo vetëm Asllan Patrioti), pavarësisht se prej përtej detit edhe Gjergj Ndreca e Lirak Bejko, bënë thirrje që të ndërpriten çmenduritë vetëflijuese...