E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-i persektuari Aleksandër Kaçi: Ndalni grevën, po keqpërdoreni për interesa politike

14-10-2012 / Gazeta 55

Aleksandër Kaçi nga Shkodra, del kundër metodave ekstreme të grevës të disa ish të dënuarve politik në Tiranë: “Nuk është në natyrën e të persekutuarve politik të flitet me gjuhën e urrejtjes dhe të shkohet në masat ekstreme”

Greva e ish të dënuarve politik në Tiranë shihet me skepticizëm nga shoqatat e ish të përndjekurve në të gjithë vendin, duke hedhur dyshime të forta se në këtë çështje janë përfshirë edhe interesa politike. Dy ditë më parë ishin ish të dënuarit e regjimit të qytetit të Korçës që refuzuan kauzën vetë-flijuese të grevistëve të Tiranës, duke u distancuar nga aktet ekstreme. I njëjti reagim vjen edhe nga Shkodra, atje ku një ish i persekutuar politik me 2 pjesëtarë të familjes së tij të vdekur në burgjet komuniste dhe të tjerë të arrestuar dhe internuar, Aleksandër Kaçi del kundër metodave ekstreme të grevës kësaj greve urie. Ai thotë se nuk është në natyrën e të persekutuarve politik të flitet me gjuhën e urrejtjes dhe të shkohet në masat ekstreme. Ai sqaron se politizimi i grevës është gjeja me e keqe që mund të ndodhë, pasi po politizohet nga njerëz, të cilët nuk bënë asgjë për këtë shtresë dhe po keqpërdorën. Aleksandër Kaçi u kërkon grevistëve që në emër të jetës të ndalin veprimet që dënohen nga çdo kush. Ai u kërkon grevistëve të dalin nga greva dhe të ndalojnë veprimet të cilat dëmtojnë çdo kënd dhe jo vetëm ata.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›