I dërguari i OKB-së në Turqi

I dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arabe në Siri, Lakhdar Brahimi, do të mbërrijë në Turqi për të zhvilluar bisedime në lidhje me tensionet në rritje midis Ankarasë dhe Damaskut.
Z. Brahimi do të dëgjojë perspektivën e Turqisë për krizën tashmë të ndezur nga minsitri i Jashtëm, Ahmet Davutoglu.
Vizita e tij vjen vetëm disa ditë pasi pesë civilë turq u vranë në bombardimet nga përtej kufirit sirian.
Më parë këtë javë, Turqia zbuloi një aeroplan sirian që sipas raporteve transportonte në bord paisje ushtarake ruse.
Siria ka hedhur poshtë pretendimin dhe e ka quajtur një gënjeshtër, duke sfiduar Turqinë teksa e fton të tregojë faktet.
Në Siri, aktivistët thanë të premten se luftëtarët rebelë kanë konfiskuar një bazë ajrore qeveritare pranë qytetit veri-perëndimor të Aleppo-s.
Por pretendimi nuk është verifikuar ende nga burime të pavarura.