Shpërthim në Pakistan, 13 të vrarë

Të paktën 13 persona janë vrarë pas shpërthimi të një bombe në veriperëndim të Pakistanit.
Zyrtarët e policisë thanë se të paktën 30 persona të tjerë janë plagosur në sulmin që ndodhi në qytetin Darra Adam Khel në provincën Khyber Pakhtunkhëa.
Asnjë grup nuk e mori përgjegjësinë e sulmit.
Militantët talebanë pakistanezë më parë kanë organizuar sulme të tilla në rajonet fisnore për të sulmuar forcat e sigurisë.