I dha dosjet sekrete Wikileaks, Manning del sot para gjykatës ushtarake
Një ushtar amerikan del sot në gjyq nën akuzat se i ka dhënë faqes elektronike Wikileaks qindra mijëra dokumenta sekretë.
Reshteri Bradley Manning mund të dënohet me burgim të përjetshëm nëse gjykata ushtarake e shpall fajtor.
Manning u arrestua në vitin 2010. Ai ka pohuar se i ka transferuar faqes Ëikileaks informacione, duke thënë se synonte të nxiste një debat publik mbi politikat amerikane dhe luftrat në Irak dhe Afganistan.
Por prokurorët do të ngrenë argumentin se reshteri ka vënë në rrezik jetë të ushtarëve amerikanë.
Informacionet e nxjerra përmbanin ndër të tjera edhe video të një helikopteri amerikan duke qëlluar mbi Bagdat, ku gjetën vdekjen edhe civilë.
Përkrahësit e Manning thonë se ai publikoi gabime të bëra nga Pentagoni të cilat ky i fundit nuk do ti kishte pohuar kurrë.