Itali, 2 raste me virusin sarsi
Sarsi i ri mbërrin edhe në Itali. Dy raste u regjistruan me këtë virus u shënuan në shtetin fqinj, një prej të cilëve është një vajzë e dy-vjeçare.
Mediat italiane theksojnë treguan se i infektuari tjetër me virusin e sarsit është një burrë 45 vjeç, i cili kishte udhëtuar në Jordani. Ai ishte prekur nga virusi që shkakton kolle, temperaturë të lartë, vështirësi në frymemarrje e në rastet më ekstreme, edhe bllokim të veshkave.
Ai është shtruar në një spital në qytetin Toskana dhe po mbahet në izolim ku monitorohet me rreptësinë më të madhe nga mjekët.
Vendi më i prekur nga sarsi i ri është Arabia Saudite me 39 raste të raportuara si të prekura nga virusi dhe 25 vdekje.
Mers-Cov, siç e ka quajtur Organizata Botërore e Shëndetësisë, është përhapur nga vendet e Gjirit Persik në Francë, Britani e Gjermani.