I dha fund jetës dje duke u hedhur nga ura e Bunës, gjendet sot trupi i 35-vjeçares
SHKODER-Gjendet trupi i 35-vjeçares që i dha fund jetës dje duke prerë damarët dhe hedhur nga ura e lumit të Bunës.
Trupi i Shqiponja Mulija u gjet pranë fshatit Zues dhe dyshohet se e reja i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në kushtet e një depresioni të rëndë psiqik.
Kërkimet për 35-vjeçaren nisën dje paradite kur shtetasja u hodh nga lartësia e lumit të Bunës.
Kanë qenë peshkatarët ata që pikasën të parët se 35-vjecarja që po tentonte të hidhej nga Ura e vjetër e Bunës. Ata vunë re që vajza preu fillimisht damarët dhe më pas u var tek Ura. Peshkatarët kanë tentuar që ta bindin 35-vjecaren që të mos hidhej, ndërkohë që kanë bërë edhe njoftimin në polici, gjatë mbërritjes së policisë tek vendi ku ndodhej 35-vjecarja kjo e fundit është vetëhedhur.
Pavarësisht se disa nga peshkatarët kanë tentuar ta nxjerrin nga uji duke bërë kërkuar, por ka qenë e kotë. Rrjedhja e lumit Buna e ka bërë të mundur shpëtimin e 35-vjecares nga të pranishmit. Ndërkaq, oficerët e policisë në vendngjarje kanë parë gjithë skenën pasi pak metra pa mbërritur tek 35-vjecarja ajo është vetëhedhur në lumin Buna. Familjarë të 35-vjeçares kanë mbërritur duke bërë edhe identifikimin e saj. Sipas dëshmitarëve okular 35-vjecarja bionde me trup të vogël ka qenë në gjendje të rëndë psiqike në momentet kur edhe ka kryer aktin e vetëhedhjes.
Tre ditë më parë në afërsi të Deragjatit është gjetur trupi i pa jetë i një gruaje e cila ka qenë e shpallur e humbur nga familjaret pasi vuante nga sëmundje psiqike.
(d.b/BalkanWeb)