E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, ‘Grupi i Drenicës’ edhe dy muaj në paraburgim

MITROVICË- Sot gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, sipas kërkesës së Prokurorit të EULEX-it Maurizo Salustro, ka vazhduar masën e paraburgimit ish- komandantit të përgjithshëm të UÇK - Sulejman Selimit dhe gjashte bashkëluftëtarëve të tij edhe për dy muaj, përkatësisht deri më 23 tetor 2013.

Gjyqtari i ka aprovuar pretendimet e Prokurorit Salustro se ekziston rreziku i largimit te tyre nga vendi. “Unë si avokat i Sulejman Selimi, por edhe të gjithë avokatët e tjerë, do të paraqesim ankesë kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit në Prishtine”, tha avokati Gashi.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›