E Diel, 1 Nëntor 2026

Velipojë, mbytet në det një 43-vjeçare nga Shkodra

VELIPOJË-Një 43-vjeçare nga Shkodra ka humbur jetën teksa lahej në det, ndërsa shkak dyshohet një infarkt në zemër.

News24 mëson se Lindita Gjoni, 43 vjeç ka hyrë të freskohej në ujërat e plazhit të Velipojës, por befas nuk ka mundur më të notojë dhe kanë qenë pushues të rastit që kanë nxjerrë trupin në breg. Pavarësisht ndihmës së dhënë 43-vjeçarja ndërroi jetë.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt në zemër.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera U vetëhodh nga ura e Bunës, gjendet sot trupi i 35-vjeçares

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›