E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dhurojnë një derr për ditëlindje

Këngëtarja , Miley Cirus para disa ditësh ka festuar ditëlindjen e saj të njëzetë dhe në mesin e shumë dhuratave që ajo ka pranuar për këtë ditë, është edhe një derr i dhuruar nga shoqata për mbrojtjen e kafshëve, “PETA”.

Duke marrë në konsideratë kujdesin që Miley ka për kafshët dhe vullnetin e mirë që ti mbrojë ato, kjo organizatë e ka konsidreuar si të denjë që ti’a bëjë një dhuratë të tillë yllit të “Hannah Montana”.

“Miley ka treguar dashurinë e saj për derrat kur ka shpërndarë në Twitter një aksion qe kishte ndërmarrë PETA, tek 10 milion fansa, ndërkohë qe i’u ka kërkuar atyre mbrojtjen e këtyre kafshëve. PETA e dinte mire se t’i dhuronte këngëtares një derr do ishte dhurata me e bukur për te.” - ka thënë një përfaqësues i shoqatës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›