Bleona Qereti apo Jennifer Lopez?

Listës së këngëtarëve që kopjojnë nuk i shpëtoi as Bleona Qerreti. Ajo u paraqit para disa ditësh në, “American Music Awards” ku veshur kishte një fustan të shkurtër, ngjyrë hiri e vezullues.
Ndonëse u komplimentua me të madhe nga nikoqirët e mbrëmjes, e vërteta është se ky fustan është identik i njëjti me atë që kishte pasur veshur këngëtarja, Jennifer Lopez para një viti në, “ Grammy Awards”.
Bleona ,e cila po zhvillon karrierën e saj muzikore në Amerikë, po mundohet që në të gjitha mënyrat të arrijë sukses atje.Ndonëse arritjet e saja nuk janë evidentuar edhe aq të sukseshme, Bleona po mundohet që disi të jetë pjesë edhe e medieve botërore, edhe me raste si ky, duke kopjuar me veshje.
Vitin e kaluar, ajo ishte shpallur si njëra ndër këngëtaret e veshura më së keqi në “AMA”./Indeksonline/