E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makthi i Berishës nga izolimi ndërkombëtar

Share

Kryeministri Sali Berisha, tashmë është kthyer në një politikan që nuk e fton askush nga kolegët e vet perëndimor. Që prej 21 janarit, ai është izoluar dhe për këtë arsye, ka filluar që të shkojë vetëm nëpër seminare dhe takime organizatash, ku nuk të fton askush, por mund të marrë pjesë kushdo.

Në një seminar të tillë Berisha ka shkuar edhe në Francë. Por, duke qenë se izolimi i është kthyer në një makth, mediat qeveritare janë përpjekur që tashesin këtë udhëtim, si një takim të rëndësishëm.

Madje, kanë arritur deri aty, sa kanë shkruar se Berisha është ftuar nga Sarkozi. Nuk është e vërtetë, Sarkozi thjesht sa është përkujdesur për këtë takim, që organizohet nga ministri i Financave të Francës.

Por, Berishës i intereson që të përhapen fjalë të tillë, edhe nëse ato nuk janë të vërteta. E rëndësishme për të është që të flitet për fetsa, pasi realisht nuk po e fton askush.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›