E Shtunë, 31 Tetor 2026

I digjen duart, flokët e vetullat

Ylli i muzikës rok, Ozzy Osbourne është lënduar në shtëpinë e tij në Beverly Hills pasi një qiri iI vogël shpërtheu në një vazo qelqi duke shkaktuar një zjarr të vogël.

Si pasojë e kësaj, këngëtari dogji dorën, flokët dhe vetullat duke kërkuar më pas ndihmën e mjekut.

“Të gjithë janë mirë. Ishte vetëm Ozzy, unë dhe qentë në shtëpi kur ndodhi kjo gjë. Pas disa minutash, ndjeva se diçka po digjej dhe shkova shkallëve poshtë ku pash se dhoma e ndejës ishte në zjarr. Ozzy-t përveç dorës,i’u dogjën edhe flokët në pjesën e përparme dhe vetullat”, tha gruaja e tij, Sharon.

Sharon, i premtoi burrit se herën tjetër, do të jetë më e kujdesshme dhe se nuk do të ndezë më qirinj në mënyrë që ti shpëtojë aksidenteve të tilla./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›