E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lady Gaga blen shtëpinë e Michael Jackson?

Michael Jackson, kalonte pjesën më të madhe të kohës në pronën e tij në Neverland, Kaliforni, në të cilën ndodhet një park i madh.

Tani që Jackson ka vdekur, Lady Gaga ëndërron të bëhet pronarja e rezidencës së famshme.

“Lady Gaga është e fiksuar pas Michael. Është bërë mikeshë me motrën e tij, LaToya dhe më shumë se çdo tjetër, do ristrukturimin e Neverland dhe kthimin e saj në origjinal”, ka thënë një burim për revistën “Sun”.

Por nga ana tjetër fëmijët e Michael kërkojnë të mbajnë shtëpinë ku u rritën dhe të vendosin për fatin e saj kur të jenë më të rritur. “Gaga është e gatshme të paguajë koston e mirëmbajtjes, duke blerë disa aksione të pronës”, ka thënë burimi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›