E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dyshuar per vjedhje, pi helm ne "arrest shtepiak"

Kruje- Nje vetevrasje e trete ka tronditur ne Qarkun e Durresit diten e djeshme, por kete here mjeket kane arritur te mbajne ne jete pacientin. Redion Gega, 19 vjec, me banim ne Thumane te Krujes, ka konsumuar lende helmuese fostoksine dhe diten e djeshme u dergua menjehere nga familjaret ne Spitalin Ushtarak ne Tirane, ku vazhdon te marre mjekim, ndersa gjendja shendetesore paraqitet mjaft e rende. Nga veprimet e para hetimore rezulton se, shkak i ketij veprimi ka qene gjendja e rende psikologjike e Geges. Sipas grupit hetimor qe shkoi ne vendngjarje dhe mori deshmite e familjareve, Redioni akuzohej nga policia dhe prokuroria per vepren penale te vjedhjes. Pas ndalimit te tij vitin e kaluar, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kruje i ka dhene masen e sigurise "arrest shtepie", te cilen ai e kryente prej shtate muajsh. Por gjendja ne te cilen ndodhej si dhe ndjenja e pendeses mbi krimin per te cilin akuzohej, e kane renduar psikologjikisht te riun, duke e shtyre drejt aktit te flijimit qe ka mbetur ne tentative. Mbi 19-vjecarin qe rrezikon jeten, policia ka ngritur edhe nje akuze tjeter, ate te "shkaktimit te vetevrasjes". Burime te policise thane se vitin e kaluar, 19-vjecari ishte ndaluar ne kuadrin e nje hetimi per denoncimin e bere nga nje qytetar per vjedhje te pasurise. Policia i dergoi dosjen prokurorise, ndersa gjykata, duke marre parasysh pendesen e te dyshuarit dhe ngjarjen per te cilen behej fjale, e ka lene ne "arrest shtepie" deri ne perfundim te gjyqit. Por duket se tronditja qe ka pesuar i riu nga kjo situate, eshte bere dhe burim i depresionit qe e ka shtyre ne vetevrasje.

E.A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›