E Diel, 1 Nëntor 2026

Celesi i komunikimit mes meshkujve dhe femrave

Jo vetem te ndryshem ne natyre e ne sjellje, duket se meshkujt dhe femrat edhe kur flasin kane nje menyre te ndryshme te te kuptuarit te fjaleve. Cfare nenkuptojne ata me fjalet makine, shoping etj., qe ndryshojne ne varesi te seksit

MAKINE

Sipas femrave, makina eshte nje mjet transporti, ne origjine e konceptuar per te udhetuar ne rruge te braktisura, sot eshte e pamundur te arrish ne orar ne nje vend dhe akoma me e pamundur te gjesh nje vend parkimi aty ku duhet, pra perpara dyqanit te preferuar. Ndersa per meshkujt, makina eshte si nje shtepi e dyte. Ne emer te saj jane kerkuar dhe krijuar borxhet e para, ne brendesine e saj jane konsumuar dashurite e para. Dhe gjithmone nga vlerat dhe fuqite e saj, matet dhe vlera dhe fuqia e pronarit.

GENJESHTRA

Per seksin femer eshte nje pohim qe nuk korrespondon tamam me te verteten. Genjeshtrat thuhen per te mire, per te evituar zenka, per t'i bere qejfin dikujt, per te bere me te lehte nje lajm te keq, per te fshehur nje dobesi te veten dhe per te mos ofenduar. Por, per djemte, duke perjashtua raste shume ekstreme, nuk mund te ekzistoje nje marredhenie ne cift pa genjeshtra. Ata do te sugjeronin qe kur behen premtimet e marteses te thuhej: "Betohem te them, thuajse gjithmone te verteten, ose thuajse te verteten"

NDRYSHIMI

Folje qe nese del nga goja e nje burri duhet te shkaktoje panik. Per dashuri, femrat mund te ndryshoje deri ne maksimum, deri ne piken qe nuk njihen me, por rrallehere e vendosin ne dukje. Perkundrazi, kane tendencen ta mohojne, per te mos pranuar dobesi dhe varesi. Meshkuj ne te kundert rralle ndryshojne, por gjithmone thone se kane ndryshuar, ose mund te ndryshojne. Kurse meshkujt ne pergjithesi ndryshimi i tremb. Kur i thone nje femre, "sa ke ndryshuar" zakonisht e kane per me keq. Nderkohe qe kur i thone "nuk ke ndryshuar", thuajse gjithmone mund te merret si nje kompliment.

CHAT

Vend takimi virtual ne internet, ne te cilin enderrohet te takohet nje dashuri e madhe dhe gjen thuajse gjithmone ndonje maniak. Nje bashkebisedim, qe mund te finalizohet me nje takim erotik. Per kete pune njerezit hyne ne chat. Por, sipas meshkujve, fatkeqesisht, shpesh takohen femra qe enderrojne dashurine e madhe.

SHOPING

Femrat e perkufizojne kenaqesine e te blerit gjera, veshje, kepuce, etj., sepse ndryshon nga berja e pazarit, qe perfshin te tjera gjera. Kerkon shume kohe dhe jo domosdoshmerish shume para per te shpenzuar. Blerja eshte gjithmone nje burim gezimi, por nje pjese e madhe e kesaj kenaqesie qendron ne te shetiturit neper vitrina, te provosh fustane qe nuk do t'i blesh kurre, te gjesh raste me ulje, etj. Emri me te cilin femrat perkufizojne harxhimin kot te parave. Aktiviteti normal i shpenzimeve tregohet me shprehjen "po shkoj te bej pazar", ndersa kur thuhet "po shkoj per shoping", parashikohet nje pasdite shkaterruese per ekonomine familjare.

Sjelljet e mira

Rregullat e edukates dhe xhentileses. Sjelljet e mira perfshijne gjithcka qe ka te beje ne lidhje me marredheniet me te tjeret, qe nga menyra e te sjellit e deri tek gjeste xhentile qe e bejne te lumtur nje femer; perfshihen dhe detyrimet dhe gjerat e ndaluara, per sa i perket sjelljes dhe veshjes. Qe nga kohet e hershme, grate e meshkujve vulgare thone qe duhet te zgjedhesh nje mashkull qe di te sillet mire. Ata qe te lirojne vendin, qe te puthin doren, qe te servirin veren dhe ujin, dhe qe hapin deren e makine perpara qe te hipesh ne te. "Do martohesha me te", mendojne nderkohe qe tashme jane martuar me dike tjeter. Atehere cfare vlere ka?!


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›