E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, shkendija elektrike djeg te gjalle te moshuarin

Shkoder- Digjet i gjalle brenda ne shtepi 83-vjecari ne lagjen "Perlat Rexhepi" te Shkodres. I moshuari Preke Gjeloshi, nuk ka mundur dot t'u shpetoje flakeve qe kane rene rreth ores 18:30, ndersa fqinjet i kane ardhur ne ndihme, duke e nxjerre menjehere dhe derguar ne spitalin e Shkodres ne gjendje te rende. Por megjithe nderhyrjen e mjekeve, edhe per shkak te moshes, Gjeloshi nuk ka mundur te shpetoje. Ne vendngjarje shkuan forca te shumta te zjarrfikeses dhe te policise vendore, qe nisen hetimet per te zbuluar shkaqet dhe per shuar flaket. Ndertesa perdhese mesohet se ndodhej ne rrugen e njohur te Gurakuqeve, kurse perpjekjet e zjarrfikesve kane vazhduar per me se nje ore. Mjeket konstatuan ne trupin e 83-vjecarit djegie dhe asfiksi per shkak te tymit. Megjithe nderhyrjen e menjehershme, jeta e tij nuk eshte bere e mundur te shpetohet. Grupi hetimor deklaroi oret e vona te mbremjes se, shkak dyshohet te jete bere nje shkarkese elektrike ne banesen ku i moshuari jetonte i vetem. Amortizimi i shtepise ka ndikuar jo pak ne renien e zjarrit, por po hetohet edhe per shkaqe te tjera. Mendohet se Gjeloshi ka qene ne gjume gjate momentit qe ka rene zjarri.

Precedenti

Ngjarja e ndodhur mbreme ne Shkoder eshte e dyta ne kete muaj ne lagjen "Perlat Rexhepi". Me 3 janar te ketij viti, eshte djegur ne rrethana ende te paqarta edhe shtepia e Adnan B., por fatmiresisht pa shkaktuar viktima ne njerez. Policia tha se, dyshonte qe shkak te ishte nje shkendije elektrike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›