E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugali Greve 24 oreshe kunder masave shtrenguese ekonomike

Sindikata me e madhe e Portugalise ndermorri nje greve 24 oreshe kunder masave shtrenguese ekonomike.

Nderprerja e perkohshme e punes nga anetaret e Konfederates se Pergjithshme te Punetoreve Portugez pritet te ndikoje sherbimet publike vecanerisht transportin e autobuzeve dhe ate hekurudhor.

Zjarrefikesit po punojne por disa prej tyre kundershtojne gjithashtu reformat qeveritare qe e bejne me te lehte pushimin nga puna dhe shkurtimin e pagave.

Portugalia miratoi reforma ekonomike tre vjecare majin e kaluar ne kembim te nje pakete ndihmash prej 103 miliarde dollaresh nga Fondi Monetar Nderkombetar dhe Bashkimi Evropian.

Portugalia e cila po kalon recesionin me te rende qe nga vitet 1974 u be anetare e BEse se bashku me Greqine dhe Irlanden qe merr ndihme financiare per te mos falimentuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›