E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcat turke vrasin 6 militantë kurdë

Forcat turke të sigurisë thanë se kanë vrarë të paktën gjashtë militantë kurdë në Turqinë juglindore.

Përleshjet e dhunshme në mes të luftëtarëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit dhe forcave turke të sigurisë ndodhën pasi që të paktën pesë policë turq u vranë të mërkurën, kur një demonstratë e paautorizuar kurde që shënonte Novruzin, u shndërrua në tubim të dhunshëm.

Forcat turke të sigurisë thanë se një grup i luftëtarëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit janë ngujuar në një mal në provincën e trazuar të Sirnakut në kufirin verior me Irakun.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›