E Diel, 1 Nëntor 2026

“I dhanë Ramës notën ‘4’”! – Protestat studentore, Ilir Alimehmeti: Të rinjtë duan ndryshimin që të qëndrojnë në Shqipëri! Kryeministri të kishte reflektuar, nxori policinë t’i rrihte

Mjeku Ilir Alimehmeti, teksa ka komentuar protestat studentore dhe mesazhin që të rinjtë po përcjellin përmes kërkesave të tyre për ndryshim, ka deklaruar se ata duan të kenë një të ardhme në Shqipëri, në të kundërt do të largohen nga vendi.

ilir alimehmeti

I ftuar në News 24, Alimehmeti tha se të rinjtë i kanë dhënë kryeministrit Edi Rama notën “4”, duke e konsideruar këtë një vlerësim për mënyrën se si qeveria po i përgjigjet kërkesave të tyre.

Ai kritikoi edhe qëndrimin e kryeministrit ndaj protestuesve, duke argumentuar se Rama mund të kishte zgjedhur të reflektonte për kërkesat e tyre, por ai zgjodhi t’i shante dhe të nxirrte policinë për të dhunuar policinë.

“Ai nuk bëri asgjë, i injoroi, i shau, bëri çdo gjë që ishte e mundur kundër popullit të saj, nxori policinë t’i rrihte popullin dhe më pas nxori ca karrige në formë teatrale”, tha Alimehmeti.

Mjeku Ilir Alimehmeti: Të rinjtë kërkojnë ndryshimin që të vazhdojnë të qëndrojnë këtu, përndryshe do të ikin. Këtë po thonë. Dhe notën ia ka vënë e ardhmja Edi Ramës, i ka thënë: “Ulu katër. Ne duam që kjo të ndryshojë në emër të së ardhmes”. Këtë thotë rinia, sepse ata e kanë të ardhmen përpara. Na kanë treguar se edhe e tashmja është e tyre.

Rama, po të kishte qenë një njeri, do të kishte reflektuar minimalisht në këto çështje. E kuptoj që dorëheqjen nuk e dëshiron, as qeveri teknike, por mund të kishte thënë: “Dëgjoni, a na sillni ju një draft për reformën zgjedhore që mendoni se është më i mirë? Na e sillni ta diskutojmë”.

Këtë mund ta kishte bërë dhe do të kishte bërë një hap. Po ai nuk bëri asgjë, i injoroi, i shau, bëri çdo gjë që ishte e mundur kundër popullit të saj, nxori policinë t’i rrihte popullin dhe më pas nxori ca karrige në formë teatrale.

E dini prej kujt e kopjoi? Më 6 tetor e bënte Vuçiçi këtë, të dialogonte me listën studentore. Çfarë do të thotë për një artist që kopjon? Mikun e vet, vëllain e vetë kopjoi. Kemi një situatë kur ai nuk reflekton, ku ka krijuar një sistem në të cilin Balluku, me ato akuza të rënda, gjykohet në gjendje të lirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›