I dyshuari për 38 vjedhje arrestohet 11 here, por nuk ndëshkohet

Shumë prej pjesëtarëve të forcave të rendit e njohin 33 vjeçarin Ragip.B. U ka rënë ta arrestojnë shumë herë për hajni të ndryshme. Nga viti 2004, është arrestuar 11 herë, dyshohet se është i përfshirë në 38 vjedhje, kryesisht të renda, shkruan Koha ditore.
Për herë të fundit është arrestuar me 18 qershore 2013 në Prishtinë.
Policia e Kosovës ende po kompletuar dosjen për të dorëzuar kallëzim penal në prokurori, e arreston atë serish për vepra të njëjta.
Një ditë më herët një vjedhje është raportuar në rrugën “Rasim Kiçina”. Denoncuesi ka njoftuar policinë se persona të njohur ia kanë hapur derën e shtëpisë dhe i kanë vjedhur një laptop me vlerë prej 300 euro, një Ipad me vlerë prej 100 euro dhe një telefon celular me vlerë prej 100 euro.
“Për këtë vepër personi është arrestuar më datë 18 qershore nga policia”, ka thënë zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti.
Njëri prej policive që është kujdesur për të në Qendrën e paraburgimit thotë se ka mbetur i habitur kur e ka parë për herë të fundit të arrestuarin. /Indeksonline/