Mosdeklarimi i pasurisë, në prokurori

Afër 40 raste të mosdeklarimit të pasurisë janë dërguar në Prokurorinë e Shtetit nga Agjencioni Kundër Korrupsion(AKK), ndërsa nuk dihet ende se a ka ? lluar ndonjë hetim për deklarim të rrejshëm ose dyshim për korrupsion. Për një gjë të tillë ka refuzuar të përgjigjet kryetari i AKK-së, Hasan Preteni.
“Janë dërguar në Prokurori të Shtetit afër 40 raste të mosdeklarimit të pasurisë. Ndërsa sa i përket deklarimit të rrejshëm ende nuk kemi publikuar emra, hetimet mund të ? llojnë pas publikimit të emrave”, është përgjigjur shkurt Preteni me arsyetimin se ndodhet jashtë shtetit, shkruan gazeta Zëri.
Përveç Berat Buzhalës dhe Astrit Haraqisë që tashmë dihen se nuk e kanë deklaruar pasurinë, nuk dihen zyrtarët e tjerë publikë që nuk e kanë deklaruar pasi që për një gjë të tillë nuk ka treguar as Preteni. Imer Beka, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka pranuar se këto lëndë kanë shkuar në Prokurorinë e Shtetit dhe sipas tij ato janë duke u shqyrtuar.
“Në Prokurorinë e Shtetit kanë ardhur afër 4o lëndë, ata ? llimisht janë duke i shqyrtuar, ende nuk ka ardhur as në Prokurorinë Themelorë të Prishtinës. Për të gjitha gjërat mund t’u drejtoheni Prokurorisë së Shteitit, ata mund t’ju japin detaje për këto raste”, ka thënë Beka.
Sa i përket ? llimit të hetimit për rastet e dyshimta për korrupsion, Beka ka thënë se ende nuk kanë bërë veri? kimin e formularëve të deklarimit të pasurisë. “Do t’i shohim mirë të dhënat, do t’i veri? kojmë deklarimet, e shohim pasurinë ndër vite dhe nëse ka bazë sigurisht se do të ?llojmë me hetimet”, ka thënë Beka.
Ndërsa me gjithë insistimin, redaksia nuk ka arritur të kontaktojë me zyrtarët e Prokurorisë së Shtetit përfshirë edhe kryeprokurorin Ismet Kabashi për të marrë informata të detajuara për raste të tilla. Lorik Bajrami nga organizata Çohu! lidhur me rastet e dërguara në prokurori për mosdeklarim të pasurisë ka thënë se duhet të pritet se cili do të jetë ndëshkimi i Prokurorisë.
“Mendoj se duhet t’i presim vendimet e prokurorisë dhe t’i shohim precedentët e parë për sa i përket penalizimit të këtyre rasteve, duke qenë se në ?llim të këtij viti me ndryshim të Kodit Penal çështja e mosdeklarimit ose e refuzimit tashmë janë vepra penale”, ka thënë ai.
Ndërsa sa i përket deklarimit të rrejshëm të pasurisë, Bajrami ka thënë se AKK-ja në këtë rast është e limituar në veri? kimin e këtyre të dhënave. “Në analizat tona del se Agjencia në shumë aspekte është shumë e limituar që të mund ta kryejë veri? kimin e këtyre të dhënave, p.sh disa prej atyre mekanizmave që Agjencia nuk i ka në dorë është edhe mosqasja në llogaritë bankare të deklaruesve. Mekanizmat që i ka në dorë Agjencia nuk shkojnë shumë përtej një veri? kimi që mund ta bëjnë shoqëria civile”, ka thënë ai.
Bajrami nuk beson se brenda këtij mandati me Ligjin për Agjencinë këta mund të bëjnë shumë për sa i përket veri? kimit të atyre të dhënave. Ndërsa sa i përket amendamentimit të ligjeve ai për Deklarimin e Pasurisë dhe Ligjin për Parandalimin e Kon?iktit të Interesit nga Minsitria e Drejtësisë, Bajrami ka thënë se në këtë raund është dashur të futet edhe amendamentimi i Ligjit për AKK-në. Kjo sipas tij për arsye që të bëhet harmonizimi mes ndryshimit të Kodit Penal dhe legjislacionit në fuqi në mënyrë që të
rishikohet mandati dhe kompetencat e AKK-së.
Në draftndryshimet që Bajrami thotë se i ka parë në amendamentimin e këtyre ligjeve shihet tendenca për ta mbyllur tash e tutje publikimin e regjistrave të pasurisë. “Kjo do të thotë se pushteti me një anë e ka penalizuar deklarimin e rrejshëm dhe refuzimin e deklarimit mirëpo në anën tjetër tash me këto ndryshime të ligjit po do me i mbyllë publikimet e këtyre deklaratave, është njëfarë kontradikte”, ka thënë ai./Indeksonline/