I ftohti arktik "ngrin" Argjentinën

Ndërsa i nxehti saharian torturon Europën, në Argjentinë ngrica e madhe shkakton viktima. 10 persona kanë humbur jetën për shkak të një mase të ftohtë arktike që ka mbuluar Argjentinën qëndrore duke shkaktuar rreshje të dendura bore e ngrica në pjesën më të madhe të vendit.
Më të rrezikuarit, thonë punonjës të shërbimeve sociale, janë të pastrehët të cilët numurohen në 20 mijë. Edhe në Buenos Aires temperaturat zbritën disa gradë nën zero. Përvec viktimave të të ftohtit 33 persona të tjerë humbën jetën për shkak të intoksikimit me monoksid karboni.
Delina Bitraku