Bode kërkon votën e PS për buxhetin
Ndryshimet e buxhetit janë një lëvizje në drejtimin e duhur. Me këtë perifrazim të FMN e ka nisur prezantimin e shkurimeve të buxhetit në Parlament ministri i finacave Ritvan Bode, sipas të cilit gjithcka është programuar mbi një rritje 4 për qind.
• Kundërshton opozita: Vendi në krizë
"Qeveria vjen për të propozuar një model buxhetimi, e cila bazohet në një rritje ekonomike prej rreth 4.1 për qind për vitin 2010, e cila rezulton nga kombinimi më i madh pozitiv i të gjithë agregatëve të brendshëm, monetar dhe ekonomik, financiar dhe njerëzor të cilët do të mundësojnë përshpejtimin në muajt në vijim të rritjes së ekonomisë së vendit dhe kapjen e ritmeve më të larta rreth fundit të këtij viti të krahasueshme me mesataren e viteve të mëparshme", tha Ritvan Bode, ministër i Financave.
Ulja e shpenzimeve me 39 miliard lekë dhe e të ardhurave me 27 miliardë lekë janë programuar sipas kreut të financave duke mos prekur politikën e uljes së taksave dhe rritjes së pagave e pensioneve.
"Politika e taksave, sikurse e përmenda do të jetë ajo që ka qenë, nuk do të kemi rritje të taksave të drejt për drejta dhe as tërthorta. Disa taksa simbolike në kuadër të përafrimit të nivelit të tyre dhe administrimit në krahasim me vendet e rajonit do të vijojnë të axhustohen, dhe këto do të jenë kryesisht akcizat, jo taksat e tjera", vijoi Bode.
I gjithë ky operacion sipas ministrit Bode ka edhe një synim tjetër të madh, mbajtjen nën kontroll të borxhit publik dhe reduktimin e deficitit buxhetor.
"Mes këtij operacioni ne mbajmë në konsiderim borxhin publik, në nivelet 59-59.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sigurisht, borxhi publik i Shqipërisë është disi më i lartë se vendet e rajonit, por është borxhi më i mirë publik që ka ndonjë vend tjetër. Pse? Së pari, sepse kostoja që shërben borxhi publik është më i ulët në gjithë rajonin tonë, nën 3 për qind e PBB. Më pak se 10 për qind e shpenzimeve të buxhetit janë kostoja e shërbimit të borxhit publik në kohë që të gjithë vendet periferike, nuk po them Greqia, janë 4 për qind e lart dhe pse nivelin e borxheve e kanë më të ulët se në Shqipëri", tha ai.
Bazuar në këto argumente Bode ka kërkuar mirëkuptimin e deputetëve për të votuar ndryshimet buxhetore të propozuara nga qeveria.
Adi Darsi Azhornuar së fundi ( e hënë , 19 korrik 2010 ) < I mëparshmi