E Martë, 3 Nëntor 2026

Programet prioritet kombëtar-5 studentë në Gjirokastër përfitojnë pagën 40 mijë lekë

Këtë vit akademik u ul për herë të parë në auditorët e universitetit “Eqrem Cabej” dhe është studente në degën Gjuhë – Letërsi. Majlinda Memusha na tregon se nuk është një zgjedhje e rastësishme apo e kushtëzuar por e dëshiruar prej saj duke na renditur edhe arsyet pse.

Si një maturante me mesatare 8.9 ajo ka fituar edhe të drejtën e marrjes së pagës prej 40 mijë lekësh që aplikon për herë të parë qeveria shqiptare për ata të rinj që ndjekin degët prioritare.

Aplikova dhe mora lajmin e mirë që e kisha fituar bursën. Mendoj se është një nismë e mirë e qeverisë.

Por Majlinda nuk është e vetmja përfituese. Burime nga rektorati bëjnë të ditur se janë gjithsej 5 studentë, një për çdo degë prioritare që funksionon në këtë universitet, ndërkohë që numri aplikimeve ishte 25.

Zëvendës rektor në  universitetin “Eqrem Çabej” Jaho Cana shprehet  se përfitimi ëhstë i mirë për studentët.

“Kriteri bazë është mesatarja që ata kanë marrë në gjimnaz. Përfitimi i tyre financiar është 40 mijë lekë të reja në muaj, një përfitim i mirë për studentët”, shprehet ai.

Universiteti i Gjirokastrës ofron 5 programe studimi të listuara tashmë si degë me prioritet kombëtar të cilat janë turizmi, histori- gjeografi, gjuhë – letërsi, biologji – kimi dhe parashkollor të cilat frekuentohen nga 100 studentë.

RTSH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›