E Martë, 3 Nëntor 2026

Kovaçi i fundit në Dropull – Jani Miçi, 55 vjet në këtë zanat, vijon me pasionin e ditës së parë

Jani Miçi, sot është 73 vjeç dhe ka filluar profesionin që kur ishte fëmijë. Prindërit, nuk kishin mundësi ekonomike për t’a shkolluar dhe u detyrua të ushtrojë këtë profesion të vështirë prej gati 6 dekadash.

Atë e gjen aty, në kovaçanën tradicionale të Vriserasë në Dropullin e Sipërm. Çdo ditë, në shi dhe në diell. Në ditë pune, por edhe në ditë pushimi, kur e kërkojnë klientët në telefon.

 I brengosur dhe i mërzitur që brezi i ri nuk ka dëshirë të ushtrojë këtë profesion që është në zhdukje.

Madje, me heshtjen e tij, ai e pranon që mund të jetë kovaçi i fundit në Dropull dhe, jo vetëm. Megjithatê, ai është këmbëngulës, si çdo ” I fundit i mohikanëve”.

RTSH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›